TIRANE – Floriana Garo rrëfen në një intervistë për revistën Who nga Gjeneva përjetimet e muajve më të bukur të jetës së saj… përgatitjet për ardhjen e vajzës, kujt ia tha lajmin sapo e mori vesh, si është t’ia nisësh nga e para në një vend të ri dhe me çfarë po merret ajo atje. a do të kthehet apo jo në ekran dhe kur do të bëhet dasma.
IMG-5402
Bukuroshja shqiptare rrëfen për herë të parë në ‘RevistaWho.Com’ muajt më të bukur të jetës, që siç thotë edhe ajo ndonëse nuk janë shumë glamour, janë më emocionuesit që ka provuar ndonjëherë.

Floriana-Garo-kopertine-FINAL-1-600x800
Floriana ka treguar për përjetimet e ditëve më të bukura të saj.
“Këto ditë po e ndjej tamam rëndesën e shtatzënisë. Mezi vesh çorapet dhe këpucët, lodhem shpejt kur eci dhe nuk qëndroj dot gjatë edhe e ulur në karrige. Kam siklete nga më të ndryshmet dhe shpërthime hormonale të çuditshme. Nuk tingëllon si diçka shumë e ëmbël dhe glamour sepse nuk është, por tani lëvizjet e bebes më japin më shume emocion se kurdoherë më parë dhe kam filluar ta përfytyroj si do jetë jeta ime dhe e tim shoqi bashkë me të”- tregon ajo.

Thonë se shtatzënia i ndryshon zonjat, çfarë ka ndryshuar tek ty? Ka ndryshuar mendimi i parë dhe i fundit i ditës?
Për sa i përket ndryshimeve Florian aka treguar se ndryshimi më i madh që i ka ndodhur tani është në fizikun e saj.
“Mua shtatzënia më ka ndryshuar fizikisht sigurisht, por ende jo kaq shumë shpirtërisht. Une e kam thënë shpesh që jetoj në të tashmen dhe e jetoj çdo moment për atë që është. Nuk jam natyrë ëndërrimtare. Kur bebja të vijë në jetë, sigurisht gjithçka do ndryshojë po tani jam po prapë unë, teksa përjetoj gjithë ndryshimet e kësaj jetës sime të re në Zvicër, me punët që kemi këtu dhe me përshtatjen në një ambient të ri.
Pyetjes së nëse pas lindjes së vajzës do të vijë në Shqipëri Floriana i është përgjigjur se pot ë jetë gjithcka në rregull mund të vijë në verë për të kaluar pushimet.

Nëse gjithçka është mirë, me shumë kënaqësi. Në fakt në jug të Shqipërisë dua t’i bëj pushimet këtë vit. Edhe vajza të përfitojë nga ajri i detit. Mua prindërit e mi më kanë mësuar me plazhin që shumë të vogël; të njëjtën gjë dua të bëj edhe unë me vajzën time.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb