Antonio Conte ishte arkitekti i këtij Inter që pas 11 vitesh u rikthyer tek titulli kampion në Serie A. Pavarësisht se kishte kundër pjesën më të madhe të opinionit sportiv, madje edhe të tifozëve zikaltër, Conte arriti në fund atë që nuk e kishte bërë askush në këto vite. Ky sukses ka shtuar edhe më shumë besim e drejtueseve të klubit të cilët dëshirojnë të ndërtojnë një skuadër akoma më të fortë për të nisur një cikël fitues në Itali dhe të rikthehen konkurrues në Champions League.

Conte
Conte

Pikëpyetja e parë që kërkon një përgjigje të shpejtë është e ardhmja e vetë trajnerit, por Conte lë gjithçka pezull gjatë intervistës së tij për “Le Iene”: “A do të qëndrojë? Tani le të shijojmë titullin kampion, më pas do të bëjmë vlerësimet me presidentin dhe me drejtuesit e Inter. Më shumë po apo jo? E sigurt është se do të bëjmë më të mirën për Interin”, u shpreh Conte duke u pyetur më pas në lidhje me rikthimin e Jose Mourinho në Serie A në krye të Romës: “Me të vërtetë? Është një lajm i mirë që një trajner i madh rikthehet në Itali. Përplasjet në të kaluarën? Kur je në një kompeticion jeta ime, vdekja jote, të gjithë mendojnë për ekipin e tyre”, u shpreh Conte.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: