Ramon Abbas shpaloste në rrjetet sociale një jetë luksoze me avionë privatë, veshje stilistësh të njohur e makina super të shtrenjta.
2.5 milionë ndjekësit e tij në Instagram e njihnin si Ray Hushpuppi ( Rej Hashpapi), një njeri që merrte helikopterët nga apartamenti në Dubai, dhe shihej vetëm me çanta pazari që mbanin mbishkrimin Gucci, Versace e Fendi. Në mediat sociale, postonte video të vetes duke hedhur në ajër para kesh si të ishin confetti, dhe ndjekësve u thoshte se ishte agjent i pasurive të paluajtshme.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Por stili i tij ekstravagant i jetesës tërhoqi vëmendjen e autoriteteve, të cilat zbuluan se ky luks financohej përmes skemave të hakerimit, me të cilat pastroheshin miliona dollarë të vjedhura nga kompani të mëdha në Shtetet e Bashkuara dhe Evropë. Postimet e tij pompoze lanë gjurmë digjitale të provave të cilat, hetuesit i përdorën më pas për ta lidhur me shkeljet që e çuan në pranga.

Zyrtarë të Emirateve të Bashkuara Arabe bastisën apartamentin e tij në Dubai, e arrestuan dhe ia dorëzuan FBI-së që e çoi në Chicago. Nga aty do të transferohet më tej në Los Angeles për t’u përballur me akuzat e pastrimit të miliona dollarëve përmes skemave të krimit kibernetik.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: