“Jeta pa filtër” i autores Ervisa Lula ka prekur këtë javë me rrëfimet e dy të rinjve, të cilët ndanë me kameran historinë e jetës së tyre, si këmbanë për shoqërinë. Kristjana Prifti e Ledio Lufo janë rritur pa njërin prind në kushte ekonomike ekstreme.

Vajza tregon se si nuk e ka njohur kurrë mamanë, pasi është braktisur prej saj kur ishte vetëm disamuajshme, ndërsa djalit ia kanë vrarë babain teksa kalonte kufirin ilegalisht për në Greqi.

Fryma e këtyre të rinjve, të mbledhur në një komunitet që i jep çdo ditë zemër secilit, i mban lidhur pas aktivistit të shoqërisë civile, Alfred Muharremi që mundohet të jetë zëri i fortë për të fituar të drejtat e barabarta të integrimit të shoqëri. Ai gjatë intervistës përmend iniciativën për advokimin e fondeve me të cilat ndihmohen personat në nevojë. I ftuar në “Jeta pa filtër” biznesmeni Fatmir Hysenbelliu, foli për përvojën e fondacionit “Fab” në bamirësi.

Hysenbelliu shprehet se të ndihmosh fëmijët me aftësi ndryshe apo ata që rriten pa kujdesin prindëror është kënaqësi. “Unë u gjendem njerëzve në ditë të vështira”, -shprehet ai ndërsa flet edhe për surprizat që ka për vogëlushët për festën e 1 Qershorit duke vlerësuar edhe rëndësinë për të qenë edhe fizikisht pranë e jo vetëm më dhurata.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb