Prej disa kohësh mund të shihet në platformën e Neteflix filmi “Syri blu i zbehtë: Krimet e Uest Point”, me regjinë e Skot Kuper dhe protagonist aktorin Kristian Bejl në rolin e Augustus Landor, një ish-polic që duhet të gjejë fajtorin e një vrasjeje të ndodhur nëakademinë e famshme ushtarake në vitin 1830.

Në hetimin e tij ai ndihmohet nga një kadet i ri i cili është gjithashtu poet, Edgar Alan Po, qëluhet nga aktori Herri Meling. Pjesa që flet për Po është ndoshta më e mira në film, dhe është gjithashtu e vetmja e vërtetë. Para se të bëhej i famshëm në SHBA dhe mbarë botën, duke krijuar zhanrin e fantashkencës, Po ishte një kadet.

Sipas raporteve të kohës, ai mund të kishte pasur një karrierë të suksesshme në ushtri, po tëmos ishte për disa tipare të karakterit jo shumë të përputhshme me disiplinën ushtarake, por edhe për një sërë ngjarjesh të rastësishme. Edgar lindi në Boston në vitin 1809, dhe jetoi në një nga periudhat më të vështira të historisë amerikane, e karakterizuar nga dy kriza të mëdha financiare, ajo e viteve 1819 dhe 1837.

Kur ishte vetëm 1 vjeç, babai i tij e braktisi familjen, ndërsa një vit më vonë e ëma, një aktore e talentuar, vdiq nga tuberkulozi. Ai u dërgua të jetonte në Virxhinia me Xhon dhe FrensisAlan (nga këtu emri i mesëm i poetit), të cilët u përpoqën ta bënin atë një person të disiplinuar dhe të respektueshëm.

Por nuk patën sukses. Kur u rrit, i riu Po nisi të pijë rregullisht, të luajë bizhoz dhe tëfrekuentojë shtëpitë publike. Pa një plan të qartë se çfarë do të bënte në jetë dhe i mbytur në borxhe, ai vendosi t’i bashkohej me ushtrisë në Boston në vitin 1827.

Në formularët e regjistrimit shkroi se ishte 21 vjeç (në fakt ishte 18), dhe e quajti veten EdgarA. Perri. Vendimi për të mos përdorur mbiemrin e tij të vërtetë, ishte ndoshta për shkak të frikës se mos arrestohej për borxhet e pashlyera. Në ushtri i ngjiti shpejt shkallët e karrierës, duke u bërë rreshter major, grada më e lartë në ushtri për një nënoficer.

Në vitin 1829 u përjashtua nga 5 vjet shërbimi në ushtri për t’u bërë kadet në akademinë Uest Point, më e rëndësishmja në SHBA, që ndodhej në veri të Nju Jorkut, këtë herë duke përdorur emrin e tij të vërtetë. Në fillim po ia kalonte mirë, por me kalimin e kohës u pendua,dhe e kuptoi se nuk mund të rrinte edhe 4 vite të tjera në atje.

Kështu bëri gjithçka që ta përzinin. I braktisi leksionet dhe shpërfilli urdhrat e eprorëve të tij. Thuhet se në një rast u shfaq në një stërvitje lakuriq, me vetëm një kapele në kokë dhe një gjerdan fishekësh në trup. Vetë–sabotimi funksionoi, dhe ai u përjashtua nga akademia më 6 mars 1831.

Edgar shkoi në Nju Jork, ku botoi një libër me poezi, të financuar pjesërisht nga shokët e tij të klasës në Uest Point. Që nga ai moment ai e ndërtoi pak e nga pak karrierën e tij letrare. Por bashkë me famën si shkrimtar u rrit edhe varësia ndaj alkoolit dhe veseve të tjera.

Kjo deri më 3 tetor 1849, ditën e zgjedhjeve presidenciale, kur u gjet gjysmë i vetëdijshëm, i paaftë për të lëvizur dhe i veshur me rroba që nuk ishin të tijat, jashtë një qendre votimi në Baltimorë. Vdiq 4 ditë më vonë, mes iluzioneve dhe halucinacioneve vizuale, pa qenë në gjendje të shpjegonte se si kishte përfunduar në atë gjendje.

Sipas mjekut të tij, para se të vdiste, Po përmendi disa herë emrin “Rejnolds”, por nuk është e qartë se për kë e kishte fjalën. Shkaqet e vdekjes mbeten të panjohura, dhe me kalimin e viteve shumë njerëz janë përpjekur ta zgjidhin misterin. Sipas njërës prej teorive të para, të paraqitura në vitin 1867 nga Elizabet Smith, Po u rrah nga një burrë i nxitur nga një grua që pretendonte se ishte sulmuar seksualisht nga poeti.

Në vitin 1872 Eugjen Didie shkroi se ndërsa ishte në Baltimore, Po takoi rastësisht disa miq të Uest Point, të cilët e bindën të pinin diçka së bashku. Ai u deh shpejt dhe nisi të ecë i vetëm nëpër qytet, ku u rrah dhe u grabit nga disa kriminelë, të cilët e lanë pa ndjenja në rrugë gjatë natës.

Por as kjo teori nuk shpjegon shkakun e saktë të vdekjes, dhe as iluzionet e tij para vdekjes.Ka të tjerë mendojnë se Edgar ishte viktimë e një lloj mashtrimi elektoral që ishte i përhapur në atë kohë. Bandat kriminale që donin të ndikonin në zgjedhje në një drejtim të caktuar, rrëmbenin një person, e maskonin dhe e detyronin të votonte disa herë për një kandidat tëcaktuar, duke përdorur çdo herë identitete të ndryshme.

Në atë kohë votuesve të tillë u ofrohej alkool pas votimit si një lloj shpërblimi. Edgar mund të ketë pirë shumë dhe ka përfunduar në një gjendje gjysmë të vetëdijshme nga alkooli dhe rraskapitja. Sipas të tjerëve, vdekja u shkaktua vetëm nga alkoolizmi. Me sa duket Po nisi tëndihej keq pas konsumit të vetëm një gote verë.

Disa muaj para vdekjes së tij ai ishte sëmurë rëndë, po për shkak të efekteve anësore tëalkoolit. Ishte shëruar si për mrekulli, dhe mjeku e kishte paralajmëruar se nëse do të sëmurejprapë, me siguri që do të vdiste. Ndaj shkrimtari kishte hequr dorë nga pija. Por disa njerëz që i qëndruan pranë në ditët e fundit të jetës, pohojnë se ai nuk i rezistoi dot tundimit për të pirë prapë.

Gjithsesi hetimet më të fundit e kanë vënë në dyshim këtë teori. Mostrat e flokëve të Po të marra pas vdekjes së tij tregojnë nivele të ulëta plumbi, dhe kjo sugjeron se ai i qëndroi besnik deri në vdekje zotimit të tij për të mos abuzuar më me alkoolin. Një hipotezë tjetër ka të bëjë me helmimin nga metalet e rënda.

Analizat e flokëve zbuluan nivele të larta të merkurit në trup para vdekjes, për shkak të recetës së një mjeku pak javë më parë, që i kishte përshkruar atij kalomel, ose klorur merkuri. Helmimi me merkur mund të shpjegojë disa nga halucinacionet dhe iluzionet e Edgar para vdekjes së tij.

Gjithsesi, sasia e merkurit që u gjend në flokët e tij, është 30 herë më e vogël se niveli që përputhet me helmimin me merkur. Në vitin 1996 kardiologu R.Majkëll Benitez arriti në përfundimin se Po kishte vdekur nga virusi i tërbimit. Një nga teoritë më të fundit rreth vdekjes së Po, pretendon se shkrimtari kishte një tumor në tru.

Kjo e fundit bazohet në dëshminë e një varrmihësi, sipas të cilit kur trupi u zhvarros, gati 30 vjet pas vdekjes, ai vuri re një masë të fortë tek kafka. Por më vonë shkencëtarët e përjashtuan këtë mundësi, pasi truri është një nga pjesët e para të trupit që nis tëdekompozohet.

Por kohët e fundit një patolog i mjekësisë ligjore, arriti në këtë përfundim se masa në kafkë mund të jetë një tumor i trurit që kalçifikohet pas vdekjes. Dy hipotezat e fundit pretendojnë se Po vdiq nga gripi që i shkaktoi një pneumoni fatale, apo edhe se ai u vra nga vëllezërit e të dashurës së tij të pasur, Sarah Shelton, të cilët nuk e panë me dashamirësi martesën midis të dyve. Por as kjo teori nuk i bind historianët e Po. Misteri vazhdon… / “Internazionale” – Bota.al

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb