Një dritë e çuditshme blu është parë teksa fluturonte në orbitën e Tokës që sipas mbështetësve të teorive të alienëve është dëshmi e ekzistencës së UFO-ve. Ndriçimi i cili u kap në transmetimit live nga Stacioni Ndërkombëtar i Hapësirës NASA-s, u pa duke fluturuar pranë kamerave para se të ndërpritej transmetimi.

Fotografitë e marra nga pamjet, më 30 shtator, tregojnë dritën veçantë që shkëlqen në atmosferë.
Personi qe hodhi videon ne You Tube këmbënguli se drita nuk ishte shkaktuar nga reflektimi i diellit në lenten e kamerës.

“Objekti i paidentifikuar është i ndritshëm në anën e majtë për shkak të dritës së diellit, kështu që nuk ka të bëjë me lenten e kameras” shkruante ai.

Scott Waring, një specialist UFO-ve, tha se edhe pse duket e largët, drita ishte jo shumë larg nga stacioni hapësinor.

Por ajo që shton dyshimet është se NASA ka fshirë më pas pamjet e këtij objekti, por “gjahtarët e alienëve” arritën të regjistronin një fragment të shkurtër të transmetimit, që Daily Mail e ka postuar.


(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: