Një grua afgane, e cila po evakuohej nga Kabuli drejt Gjermanisë, ka sjellë në jetë fëmijën e saj në bordin e një avioni ushtarak. Lajmi është dhënë nga Komanda e Lëvizjes Ajrore të SHBA.

Po ashtu bëhet e ditur se në momentin që gruas i nisën dhimbjet e lindjes, komandanti i avionit vendosi që të ulte mjetin e fluturimit për të rritur presionin e ajrit në aeroplan, duke ndihmuar në stabilizimin e shtatzënës.

Mësohet se gjendja shëndetësore e nënës dhe të porsalindurit është e mirë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb