Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Shangai.

Mediat e huaja shkruajnë se një i moshuar atje është shpallur i vdekur dhe po transportohej në morg. Por këtu ndodh e pabesueshmja!

I moshuari në fjalë nisi të reagonte dhe kjo habiti jo pak mjekët që po e shoqëronin.

Ai më pas është transportuar në spital nga ku raportohet se gjendja e tij është “stabile”.

Autoritetet lokale thuhet se kanë marrë masa të menjëhershme dhe kanë shkarkuar nga puna 4 mjekët. Vlen të theksohet se kjo ngjarje ndodhi në një kohë që qyteti është duke luftuar me një valë të re infektimesh nga COVID-i.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: