E mbuluar me pluhur dhe me copa mbeturinash, por fatmirësisht një grua është mundur të nxirret e gjallë nga rrënojat e shkaktuara nga sulmet ruse në Ukrainë.

Ngjarja është regjistruar në qytetin Rubizhne, ku ekipet e shpëtimit arritën të nxirrnin të gjallë të moshuarën nga mbetjet dhe rrënojat. Ajo është transportuar drejt qendrave për të marrë ndihmën mjekësore, ndërkohë që paraqitet në gjendje të mirë shëndetësore.

Kjo është një mrekulli e ndodhur, ndërsa çdo ditë e më shumë vijnë lajme për viktima civile, më e rënda deri më tani e shënuar në Bucha, fare pranë Kievit.

  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb