Një peshkatar indonezian mbijetoi tri ditë në det duke u kapur pas një çante termike pasi anija e tij u mbyt javën e kaluar nga ishujt Molucca, deklaroi një zyrtar.

”Udin Diman, 46 vjeç, doli në det për të kapur peshk më 14 shtator, por anija e tij u mbyt në det të hapur”, theksoi Muhamad Arafah, kreu i agjencisë së kërkimit dhe shpëtimit në ishullin Ternate.

”Ai u gjet të enjten në mbrëmje ndërsa po mbahej pas një çante termike, ngjyrë portokalli, i dobësuar, por me shëndet të mirë”, tha Arafah.

“Diman kishte një instinkt të mirë mbijetese. Ai nuk bëri lëvizje të panevojshme dhe kjo për të kursyer energji. Komplimente për njohuritë e tij mbi mbijetesën”, shtoi ai.

“Më ra të fikët disa herë sepse isha shumë i uritur dhe fjeta derisa erdhën ekipet e shpëtimit”, tha Udin për faqen e lajmeve Sosok.id.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb