Stafi i emisionit “Shqiptarët për shqiptarët” ka udhëtuar në fshatin Gështenjas të Pogradecit, kësaj herë për t’i dhënë një lajm të mirë dy jetimeve. Vajzat i kanë surprizuar edhe me dhurata. Fillimisht Fatma dhe Meri dëgjuan rrëfimet e tyre. “Babit i kemi shërbyer deri në fund e ndihmonim për dializën. Jeta pa babin është e vështirë, mungesën ia ndjejmë shumë, kam amanet nga babi që të kujdesem për mamin dhe motrën, merrnim Kempin e mamit nuk na dilnin ato para as për bukë, rroba të reja kemi blerë kur ishte babi gjallë, sot na i falin komshinjtë”,- thotë vajza.

Pasi Fatma u tha të bënin gati valixhet me rrobat e reja, ata u nisën nga fshati Gështenjas. Familja u largua ballëlartë nga fshati. Por në rrugë e sipër Fatma u pagoi gjithë borxhet që familja kishte në dyqanet e fshatit.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Fatma Naci së bashku me Merin, bashkëshorten e Sidrit Bejlerit u kanë përcjellë gëzim vajzave duke u dhënë lajmin e madh se shqiptarët u kishin dhuruar një apartament të ri. Në apartamentin e ri vajzat sollën dhe fotografinë e babait të ndjerë. “Ti Fjorela je e mrekullueshme, je një vajzë model që na frymëzon dhe meritoni gjithçka. Jemi shumë të lumtura që u shikojmë teksa ndriçoni. Ti mbaje një amanet të madh tani do i japësh forcë mamit dhe motrës tënde”, -i tha Fatma Fjorelës.

“Jeta jonë tashmë ndryshoi, falenderoj xhaxhi Elvisin, Sidriti dhe gjithë shqiptarët që kontribuuan për ne”, -the Fjorela.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb