Sidrit Bejleri dhe bashkëshortja e tij Meri kanë vizituar Esmeraldën, Marian dhe Reshatin si dhe nënën e tyre Zaren në Lushnje. Shkruan për të folur nga afër me ta dhe për t’iu dhënë një zgjidhje.

Sidriti: Kemi ardhur në një nga familjet që janë dëmtuar nga tërmeti, Zare Buba jeton këtu me tre fëmijë jetimë. Jo çdo gjë këtu ka shkëlqimin e Tiranës.
Zare: Këtë shtëpi e kam prej tre vitesh, ma kanë blerë familjarët, jam pa drita pa ujë. Këtu u strehuam u mblodhëm këtu nga halli.

Sidriti: Këtu muret janë hapur, është rrezik, po kur bie shi
Zare: Mbushet banesa me ujë.
Vajza: Muret janë të carë, tavanet, ka lagështirë
Meri: Çfarë do dëshiroje ti?
Vajza: Një shtëpi duam!

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Zare: As energji nuk kam, me ato pak lekë paguaj për shkollën e fëmijëve, kur ra tërmeti, ne rrinim në kuzhinë, por kur ra tërmeti ajo u ca dhe u rrëzua. Më ndihmoi vëllai dhe më ble ca llamarina, nuk doja që t’i nxirrja fëmijët në rrugë.
Sidriti: Do shkojmë diku që do të jetë më mirë tani!

Të gjithë bashkë shkojnë tek apartamenti i ri i familjes Buba.
Sidriti: Ky çelësi të është dhuruar nga shqiptarët që të panë, tani futu brenda.
Zara: Shumë faleminderit
Sidriti: Kjo është shtëpia juaj e re, si ju duket? E trashëgoni, të rriteni dhe ju dhe të dhuroni, sa të keni mundësi. Sot keni marrë një dhuratë të madhe, dhurata nuk është mure e tulla e divanë, dhurata për mua është zemra e shqiptarëve, ata u mblodhën për ju!

https://www.youtube.com/watch?v=WVVOsiN3koM

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb