TIRANE– Për ish kryeministrin Fatos Nano, dita e sotme është e veçantë, pasi feston ditëlindjen. Me rastin e kësaj dite nuk kanë munguar urimet nga miq e politikanë.

Përmes një postimi ne Facebook, nënkryetari i LSI, Luan Rama i ka dedikuar disa vargje të veçanta Fatos Nanos në ditën e tij të lindjes.

Ai ka zgjedhur një foto nga vitet 2000, teksa shihet në krah të Nanos, kohë kur drejtonin Partinë Socialiste.

“Gëzuar ditëlindjen Fatos Nano! Jetofsh gjatë e gëzofsh sa të jetosh! Dhe në vend të kartolinës, këtë foto të 16 shtatorit të vitit 2000, si kujtim nga ajo kohë kur drejtonim Partinë Socialiste, dhe kur ditëlindjen tënde nisnim t’a festonim gjithnjë nga Pezën lavdimadhe e historisë së antifashizmit…”-ka shkruar Luan Rama.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb