Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, (IKMT) ka nisur aksionin për shembjen e ish kabinave të plazhit në Golem.

Prej disa ditësh banorët janë njohur me vendimin e marrë nga Këshilli Bashkiak Kavajë për shembjen e këtyre godinave njëkatëshe, bazuar në akt-ekspertizën e thelluar e Institutit të Ndërtimit, që i ka nxjerr me dëmtime DS4.

Gazetarja Klodiana Haxhiaj tha për ‘BalkanWeb’ se  banorët kanë treguar se askush nuk ka ardhur t’i kontrollojë banesat, sepse ato nuk kanë pasur asnjë dëmtim pas tërmetit.

Ndërkohë, drejtori i shërbimeve në bashkinë Kavajë, Ledio Hysa shpjegon se familjet do të trajtohen me bonus qiraje.

Banorët janë kundër shembjes dhe kërkojnë transparencë për të gjithë procesin, sepse i tremben faktit se banesat e tyre po shemben për t’i hapur rrugë ndërtimeve në bregdet, meqë sipërfaqja e tokës është shtetërore.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: