TIRANE

“Shqiptarët për shqiptarët”, emisioni social në News24 ka udhëtuar në Drenas të Kosovës. Elvis Naçi ka takuar brenda një çadre të improvizuar kryefamiljarin Pajazit Dugolli.

Prej 7 muajsh kryefamiljari me dy fëmijët e mitur jetojnë në këtë çadër. E ëma i ka braktisur prej kohësh. Në shkollë fëmijët i diskriminojnë, shokët u thonë nuk keni shtëpi. Babai i tha Elvis Naçit se i gënjen fëmijët pasi e pyesin se kur do u kthehet e ëma.

Në studio Elvis Naçi premtoi se në tokën e familjes në Drenas do i ndërtojë një shtëpi të re. “E kaluara na ndau në troje por zemrat i kemi bashkë”, u shpreh Elvisi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb