Kiara dhe Luizi janë çifti i parë i krijuar në “Big Brother Vip Albania”. Dyshja ka fituar menjëherë zemrën e publikut, duke bërë për vete mijëra fansa.

Dinamikat e tyre brenda shtëpisë janë kudo, në rrjetet sociale, lajme dhe thuajse në çdo emision, madje edhe në ato politikë. Por lidhja e tyre, që sot është në ditët e arta, nisi me shumë vështirësi.

Prej javësh, Luizi i kërkonte me ngulm një puthje, duke i shprehur hapur dashurinë, por duket se moderatorja fillimisht hezitonte. I gjithë ky hezitim bëri që në rrjet të shpërthente lajmi se në fakt këngëtarja kishte dikë jashtë.

Në ditët e para të qëndrimit të saj në shtëpi, vetë Kiara u shpreh se ka diçka të lënë të hapur jashtë shtëpisë. Natyrisht që ajo nuk ndau asgjë më shumë se kaq me vajzat e tjera të shtëpisë. Edhe në rrjet aludimet nuk kanë munguar.

E para që tha se Kiara ishte e lidhur ishte gazetarja Dasara Karaiskaj: “Dëshira është shumë e madhe për të shikuar dashuri, por ne njerëzit, ne populli, turma, nuk kënaqemi kurrë. Kur Donaldi tha që më mungon Bora, e gjykuam. Pasi i mungoi Bora, i pëlqeu Trixa, por ishte më i sinqertë ai sesa Kiara që e ka përjashta atë tipin edhe i mban të gjitha përbrenda, edhe nuk është fare për mendimin tim brenda lojës, është jashtë. Nuk është akoma brenda ‘Big Brother’-it ajo, e ka mendjen tek ai përjashta. Ndërkohë që Luizi i duhet, se një gjë do e bëjë aty brenda ajo se Luizi që flirton me të është ‘okey’ ai. Ndërkohë që e ka mendjen përjashta, si po e pret ai tipi përjashta”, shprehet Dasara Karaiskaj.

  • foto galeri

Fillimisht u aludua se partneri i moderatores ishte nipi i ish-ministrit Lefter Koka. Por vetë djaloshi reagoi, duke bërë me dije se nuk ka asgjë mes tij dhe Kiarës dhe madje i indinjuar paralajmëroi për padi. Por duket se realisht Kiara ka lënë një raport pezull jashtë shtëpisë së “Big Brother”.

Miqtë e afërt të saj, kanë zbuluar se prezantuesja kishte nisur një njohje, duke preferuar që këtë histori, për sa kohë ishte në hapat e parë të saj ta mbante sa më larg publikut.

Para se të bëhej pjesë e “Big Brother”, Kiara ka qenë ndër personazhet më hermetike sa i përket jetës private, duke folur publikisht vetëm për raportin që ka pasur me Butrint Imerin.

Por pas zhurmës dhe bujës që kjo histori krijoi në media, ajo vendosi që t’i mbante gjërat e fshehta, sidomos një raport të ri që sapo kishte nisur. Me aq sa mund të mësonim, djaloshi në fjalë jeton dhe punon jashtë shtetit dhe nga miqësia e përbashkët është njohur me Kiarën.

Pas disa udhëtimeve në Tiranë, dyshja ka nisur të frekuentohet duke nisur një raport. Por duket se gjërat kanë ndryshuar me afrimin e saj me Luizin. Që para se të lidheshin, prezantuesja pranoi se kishte ndjenja për këngëtarin.

Natyrisht që pas kësaj fjalie, raporti i saj jashtë shtëpisë tashmë ishte mbyllur. Ndonëse pa pasur mundësi të fliste me personin që frekuentonte, duket se e gjithë historia është mbyllur në momentin që ajo është afruar me Luizin.

Vetëm pak javë më parë, Olta kërcënoi Efin dhe Kiarën se dinte gjëra nga jashtë për to. Reagimi ndaj kësaj fjalie ishte shumë i ashpër si nga banorët, ashtu edhe nga opinioni publik jashtë. Por ajo që nuk u dëgjua ishte një pyetje që Efi i drejtoi Kiarës: “Mos e di për atë”.

Luizi Kiara 3
Luizi Kiara 3

Kaq mjaftoi që video të shpërndahej në rrjetet sociale, duke ngritur aludimet se në fakt Kiara kishte një partner jashtë. Ndërkohë, Arbër Xhaja, i cili gjatë “Big Brother VIP” të vitit të kaluar është pagëzuar edhe me emrin ‘Piloti i zemrave’, pak kohë më parë ka dhënë një intervistë ku rrëfeu për herë të parë pse produksioni nuk lejon surprizat për Luiz Ejllin.

Por jo vetëm, kaq. Gjatë intervistës së tij në emisionin ‘Glamour Zone’, Arbër Xhaja zbuloi dhe sekretin e njërës prej banoreve. Ia vlen të përmendim që të gjitha vajzat këtë vit kanë konfirmuar se janë beqare, por njëra prej tyre ka gënjyer dhe ka një partner që e pret në Ekuador.

“Shumë banorëve më është kërkuar që t’i bëj dedikime me parashutë nga fansat, përveç një vajze. Më ka shkruar një djalë, i cili ishte në Ekuador dhe më tha se dëshironte t’i bënte surprizë të dashurës së tij, e cila ndodhet në Big Brother”, u shpreh Arbër Xhaja.

Por kujtojmë se vajzës së parë që i erdhi një dron kur u bë kjo deklaratë ishte pikërisht Kiara Tito. Por duket se kjo pjesë e jetës së saj tashmë i përket së shkuarës, duke qenë se moderatorja ka nisur tashmë një lidhje me këngëtarin shkodran, Luiz Ejlli.
Duket se Kiara ka filluar të shfaqë shenja xhelozie edhe pse në disa raste ka treguar se nuk është. Por së fundmi moderatorja u shpreh se Luizi është pak mistrec dhe i pëlqen të ngacmojë.

Diskutimi nisi nga një fije floku bionde që Kiara e gjeti në trupin e Luizit, e cila i përkiste banores së re, Kejsit.

“E di ça më acaron, se më dukesh pak mistrec. Nuk e kam për këtu në shtëpi, e kam për kur të dalim jashtë. Ke qejf të ngacmosh”, u shpreh moderatorja.

Por teksa dinamikat mes tyre ndryshojnë papritur, një gjë është e sigurt, dyshja tashmë ka plane për të bërë edhe pushimet e para si çift, sapo të dalin nga loja. Në prime e shkuar, Kiara fitoi një palë pushime çift në Maldives, duke bërë me dije se ajo dhe Luizi do të udhëtojnë së bashku sapo kjo eksperiencë të përfundojë.

E duket se historia që la jashtë tashmë është mbyllur njëherë e mirë, duke mos pasur shansin të dimë më shumë për djaloshin në fjalë. Tashmë vëmendja e Kiarës është e gjitha për Luizin, por natyrisht edhe për lojën që po zhvillon në “Big Brother Vip./Panorama Plus

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: