Deputeti demokrat, Dashnor Sula, reagon sërish për aferën e inceneratorëve.

Deputeti Sula ndalet te fakti i zbuluar sot nga “BalkanWeb” me dokumente, ku rezultonte se e moshuara Merita Hajdari, që mblidhte kanoçe në kosha, ishte milionere në kompanitë e aferës së inceneratorëve.

Lidhur me këtë, deputeti demokrat thekson se “Përveç skandalit me përgjegjësi penale që është konsumuar nga manipulatorët që Prokuroria duhet ti vendos para ligjit, ngjarja e sotme konstaton edhe fenomenin e përçmimit qe hajdutët në zyra kanë për qytetarët e thjeshtë që nuk vjedhim, nuk kërkojnë lëmosh por e sigurojne jetesën e tyre me djersën e ballit. I përdorin personalitetin sikur të mos ekzistonin”.

Postimi i deputetit:

Përçmimi i oligarkëve dhe pushtetarëve të korruptuar për qytetarët e thjeshtë!

Afera e inceneratorëve është një skandal i përmasave galopante që është vërtetuar deri diku me vendimet gjyqësore, por sërish “arkitektëve” nuk i ka hyrë “gjëmb në këmbë”. Shpesh herë shumë skandale përfliten përceptohen, por ato mbeten në nivelin e thashethemeve derisa ato provohen me fakte. Kështu ndodhi edhe me skemën e kompanive guaskë që bënin krim ekonomik. Prej më shumë se një javë dalin me radhë çdo ditë qytetarë të thjeshtë të cilët përdoren pa dijenin e tyre si fasadë në kompanite guaskë.
Por sot skena që ndodhi në SPAK ishte shumë e dhimbshme.
Znj. Merita Hajdari e cila mbijeton duke mbledhur kanaçe, u paraqit ne Prokurorinë e Posaçme për të marrë informacion pasi rezulton pronare e një prej kompanive të zbulauara që kryejn evazion fiskal.
Përveç skandalit me përgjegjësi penale që është konsumuar nga manipulatorët që Prokuroria duhet ti vendos para ligjit, ngjarja e sotme konstaton edhe fenomenin e përçmimit qe hajdutët në zyra kanë për qytetarët e thjeshtë që nuk vjedhim, nuk kërkojnë lëmosh por e sigurojne jetesën e tyre me djersën e ballit. I përdorin personalitetin sikur të mos ekzistonin. Shfrytëzojnë pamundësitë e shtresës vurnerabël për të denoncuar. Studiuesit e gjuhës shqipe duhet të mblidhen e të gjejnë fjalë që personifikon këta zyrtaruca të babzitur.
Ndërkohë urdhri për pezullimin e aktivitetit të disa prej kompanive guaskë nuk mjafton. E kam thënë në mënyrë të përsëritur që do mbështes punën e organeve të drejtësisë dhe i inkurajoj që të mos shantazhohen nga ata që janë të përfshirë e ti futen problemit në thelb. Të goditen arkitektët e kësaj afere që merr çdo ditë paratë e qytetarëve tanë!

Sssss
Sssss

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb