Emisioni “Shqiptarët për shqiptarët” sërish ka sjellë në vëmendjen e publikut historinë e Xhesit, vajzës që bashkëjeton prej moshës 1-vjecare me një gyp në fyt. Të premten e kaluar Fatma Naci i përcolli Xhesit lajmin e mirë se gjithçka ishte gati për t’u kuruar në spitalin “Bambino Gesu” në Itali.

Para se te nisej në drejt qyteti të Xhenovës, vajza duhet të ndiqte protokollin që dikton situate Covid-19. Xhesit iu kërkua që të bënte tamponin përpara udhëtimit. Tamponi ju mundësua nga spitali Continental, stafi I specializuar i spitalit Continental udhëtoi drejt fshatit Zharnec të Lushnjes për t’i marrë vajzës tamponin, pa e munduar atë për të ardhur me bashkë me familjarët në Tiranë. Me pas familja e Xhesit e ka përcjellë vajzën drejt aeroportit të Rinasit. Xhesi iku e veshur bukur me fustanin që I dhuruan shoqet e saj nga fondacioni “Firdeus” në flokë mbante fjongon e kuqe.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Në këtë udhëtim Xhesin e shoqëronte e ëma dhe motra e saj. Deri më sot sëmundja e rëndë nuk e ka lejuar Xhesin të shijojë asnjë ëndërr fëminore e as ndonjë dëshirë pasi gypi e ka mbajtur për kaq shumë vite të izoluar në shtëpinë e saj e të veçuar nga bashkëmoshatarët. I urojmë Xhesit shërim sa më të shpejtë në Itali e të kthehet shëndoshë e mirë. Kur të kthehet Xhesi do të jetë një tjetër vajzë për të nisur jetën e saj të re!
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb