Një merimangë tarantula në shtëpi, duket sa intriguese, po aq edhe e frikshme, për shumicën. Manoli një djalë 23-vjeçar është regjistruar nga kamera e “Vila24” në bashkëjetesën e tij normale dhe përshtatja me këtë gjallesë që nuk e takon shpesh në shtëpitë tona.

“Në fillim mami e kishte frikë, pastaj hapi kapakun, e mori në dorë dhe u mësua..”-tregon Manoli i cili është miqësuar dhe ia ka mësuar të gjitha tekat tarantulës së tij. Më pas biseda vijon në studio me pronarin e një dyqani kafshësh, Rubin Koxhën i cili tregoi për një specie më të çutishme që kërkojnë të blejnë shqiptarët dhe ngjarjen më të pazakontë me një prej klinetëve të tij që ka një gjarpër.

Ndër të preferuarit, papagajt, sipas tij blihen dhe bëhen pjesëtarët më të rinj të familjeve shqiptare për aftësinë dhe inteligjencën e riprodhimit të fjalëve apo dhe tingujve. Koxha foli edhe për kujdesin e veçantë që duan specie përkatësë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: