Gjatë operacionit në luftën kundër drogës në Itali, një 50-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e  karabinierëve. Prej kohësh karabinierët kishin identifikuar shqiptarin që furnizonte me drogë klientët e zonës Bassa Tuscia në Viterbo.

Gjatë hetimeve, autoritetet italiane kryen një aksin vëzhgimi në banesën e 50-vjeçarit, që ndodhej në kufirin mes Viterbos dhe Romës. Nga lëvizjet e dyshimta të shqiptarit, policia vendosi ta ndiqte për një farë kohe, lajmërojnë mediat italiane.

Gjatë bastisjes në shtëpinë e shqiptarit, iu sekuestruan 6400 euro, para të ardhura nga droga. Gjithashtu në shtëpi iu gjetën disa doza kokaine të fshehur në një nga dollapet e banesës. Më vonë, shqiptari u identifikua dhe si emigrant i paligjshëm.

Që prej vitit 1996 e deri më sot ai kishte përdorur 12 pseudonime të ndryshme, raporton policia italiane. Mbi të rëndonin vepra të tjera penale në lidhje me trafikun e drogës, vjedhje, prostitucion etj.
(e.f/ BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb