Për familjen e Vullnet Shabajt nga Postriba e Shkodrës viti i ri që po vjen padyshim që do të jetë ndryshe. Ndonëse prej vitesh jetonin mes skamjes, tashmë për këtë familje do të ketë shpresë, pasi janë bërë me shtëpi të re.

Në fillim të nëntorit kryeministri Edi Rama së bashku me ministren Ogerta Manastirliu panë nga afër situatën mjaft të vështirë ku jetonte familja Shabaj, në një shtëpi të rrënuar, ndërsa sot, në vigjilie të ndërrimit të viteve, ajo gëzon hapësirat dhe arredimin komod me ambiente të reja.

“Ajo që desha unë ishte që të realizohej për Vit të Ri, u realizua,”, -u shpreh ndër të tjera Kryeministri Rama, duke uruar familjen e Vullnetit për një vit të gëzuar.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: