Policia e Vlorës njofton se është gjendur pa shenja jete në banesën e tij një 78-vjeçar.

Sipas policisë, sot, rreth orës 09:45, në lagjen “Lef Sallata”, është gjetur i pa jetë në banesën e tij  ( i dekompozuar) shtetasi M. K., 78 vjeç, i cili jetonte vetëm. Po hetohet për zbardhjen e plotë të shkakut të vdekjes.

Njoftimi i policisë:

Vlorë/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 09:45, në lagjen “Lef Sallata”, është gjetur i pa jetë në banesën e tij  ( i dekompozuar) shtetasi M. K., 78 vjeç, i cili jetonte vetëm.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe për zbardhjen e plotë të shkakut të vdekjes, ku nga hetimet paraprake dyshohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb