Një person i pajetë është gjetur mëngjesin e sotëm në fshatin Gjashtë, bashkia Sarandë. Nga hetimet e para identifikohet se personi është Spiro Denjeli, 77 vjeç, me origjinë nga Fushë-Kruja, por që jetonte i vetëm në fshatin Gjashtë.

77-vjecari është gjetur nga një banor i lagjes. Dyshohet që vdekja të ketë ndodhur mëngjesin e sotëm, teksa sipas policisë nuk kishte shenja dhune në trup.

Trupi i tij është transportuar në morgun e spitalit për t’iu nënshtruar ekspertizës për të përcaktuar shkakun e vdekjes. 77-vjeçari prej dy vitesh jetonte i vetëm pas divorcit, ndërsa bashkëshortja jeton së bashku me fëmijët në Greqi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb