Një 52-vjeçar është gjetur i pajetë në banesën e tij në Korçë. Ngjarja është regjistruar në lagjen nr.8.

Gazetarja Lorena Kodra raporton për ‘BalkanWeb’ se viktima jetonte i vetëm në banesë, ndërkohë që dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale.

Nga këqyrja e trupit të 52-vjeçarit, nuk rezultuan shenja dhune. Po ashtu bëhet e ditur se 52-vjeçari njihej si person i alkoolizuar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb