Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në qytetin e Korçës, ku një 64-vjeçar është gjetur i vdekur në banesën e tij, ku jetonte me nënën e tij, të moshuar dhe paralizuar. Paraprakisht mësohet se viktima ka humbur jetën nga shkaqe natyrale.

Gazetarja Lorena Kodra, ka raportuar se sipas burimeve në momentin e mbërritjes së policisë dhe zjarrfikëses e ëma është gjetur duke qarë në pamundësi për të lëvizur. Nuk dihet ende kur ka lëvizur për herë të fundit nga banesa i ndjeri, që ndodhet në lagjen n.r4 të qytetit të Korçës.

Zjarrfikësja ka ndërhyrë nga dritarja për të hyrë ne banesë pasi nga dera ishte i pamundur intervenimi.

Momentalisht policia dhe ambulanca janë në vendngjarje. Ende nuk dihet identiteti i të ndjerit, por në vijim pritet komunikimi zyrtar dhe për shkaqet e vdekjes.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: