Shpesh kemi dëgjuar se ajo që shohim nuk është gjithmonë e vërteta. Duket se ky është edhe rasti i një gruaje rreth të gjashtëdhjetave në Birmingham, e cila për pak humbi jetën si shkak I urisë, edhe pse jetonte në një nga lagjet më të pasura të qytetit, e njohur ndryshe edhe si lagjja e milionerëve.

Mediat britanike raportojnë se gjashtëdhjetë vjeçarja kishte kërkuar ndihmën organizatave të cilët ndihmojnë personat e varfër.

Kur punonjës të organizatës mbërritën në vilën e personit në fjalë, nga Brenda dëgjoheshin ulërimat: Po vdes urie!

Teresa Farrell një nga punonjëset në ndihmë të komunitetit, u shpreh se gruaja kishte dy javë pa ngrënë asgjë dhe se nëse nuk do të kishte marrë ndihmën e nevojshme në atë kohë, me siguri që tani do të kishte ndërruar jetë.

“Ndodh të dëgjojmë raste të personave që vërtetë kanë humbur jetën nga uria, por ta shohësh me sytë e tu një gjë të tillë është vërtetë është një përvojë alarmuese. Askush nuk priste që një person I cili jeton në një lagje të tillë të mos ketë mundësinë të hajë diçka për dy javë. Ajo është tani në duar të sigurta dhe ne po kujdesemi për të”, u shpreh Tereza.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb