Faruk Ozer, 28-vjeçari turk i akuzuar për mashtrim me vlerë miliona euro me kriptomenedhat është arrestuar në një plazh në Jug të vendit.

Kështu raporton për “BalkanWeb” gazetari Igli Çelmeta, i cili shton se Ozer sipas burimeve zyrtare jetonte banonte në lagjen “5 maji” në Elbasan dhe në disa qytete te tjera.

Bashke me turkun është arrestuar edhe një person tjetër qe e shoqëronte. Organet ligjzbatuese shqiptare prej kohësh ishin në gjurmim të vend ndodhjes së tij si dhe kishin identifikuar personat me të cilët shoqërohej.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb