Jim Belushi i është shtuar trupës së filmit më të fundit të Woody Allen. Lajmi është bërë i ditur në fillim të javës, dhe aktori me origjinë shqiptare do të interpretojë përkrah Kate Winslet e Justin Timberlake, në këtë film dramatik ngjarjet e të cilit zhvillohen në Nju Jorkun e viteve ’50.

Ndërkohë, Belushi do të shfaqet shumë shpejt në ekranet e kinemave me filmin “The Whole Truth” përkrah Keanu Reeves, Gugu Mbatha-Raw dhe Rene Zellweger.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: