SHBA- Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, Jimmy Carter, ka thënë se skanimi i fundit i trurit të tij nuk ka treguar shenja të kancerit.

Carter ka qenë në trajtim mjekësor që prej gushtit. Nipi i tij, James Carter, u ka thënë gazetarëve se gjyshi i tij është aktualisht i shëruar nga kanceri.

Ai ka pasur fillimisht kancer në mëlçi, i cili më pas i është përhapur në tru. Si president i 39-të i Amerikës, Carter ka shërbyer një mandat, nga viti 1977 deri më 1981.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: