Autorja JK Rowling po i përgjigjet komentit të fundit të presidentit rus Vladimir Putin.
Të premten, Putin e përmendi  shkrimtaren e “Harry Potter” në shaka e tij kundër përpjekjeve perëndimore për të “anuluar” kulturën ruse.

Rowling, 56 vjeçe, shkroi në Twitter duke deklaruar: “Kritika e kulturës perëndimore të anulimit ndoshta nuk bëhet më së miri nga ata që aktualisht masakrojnë civilët për krimin e rezistencës, ose që burgosin dhe helmojnë kritikët e tyre”.

Ajo shtoi hashtagun #ISTandWithUkraine. Ajo ndau gjithashtu një artikull për kritikun e burgosur të Putinit dhe një nga armiqtë politikë të Putinit, Alexei Navalny. Putin më herët krahasoi kritikat e fundit perëndimore ndaj Rusisë me përpjekjet për të “anuluar” Rowling lidhur me pikëpamjet e saj për çështjet transgjinore. Rowling është kritikuar pasi tha se ajo mbështet të drejtat transgjinore, por nuk besonte në “fshirjen” e konceptit të seksit biologjik.

“Kultura famëkeqe e anulimit është bërë një anulim i kulturës. Çajkovski, Shostakovich, Rachmaninov janë të përjashtuar nga posterët e koncerteve dhe shkrimtarët rusë dhe librat e tyre janë gjithashtu të ndaluar,” tha Putin gjatë një video-konference me figura kulturore. Ai më pas shtoi: “Ata tani po përpiqen të anulojnë vendin tonë. Unë po flas për diskriminimin progresiv të gjithçkaje që ka të bëjë me Rusinë.” Putin gjithashtu e krahasoi atë me Gjermaninë naziste që digjte libra në vitet ’30.

“Fëmijët e bllokuar në jetimore dhe institucione të tjera janë jashtëzakonisht të cenueshëm tani. Faleminderit shumë, shumë për të gjithë ata që kanë dhuruar tashmë për apelin e Lumos për Ukrainën,” ndau ajo.

“Një kujtesë: Unë personalisht do t’i bashkoj të gjitha donacionet me apelin tonë të urgjencës, deri në 1 milion £ (1.3 milion dollarë). Nëse jeni në gjendje, mund të dhuroni këtu. Përsëri, faleminderit shumë për të gjithë ata që kanë dhuruar tashmë ”, shtoi Rowling.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb