Kreu i PD, Sali Berisha në një komunikim për mediat tha se në Partinë Demokratike po përpiqen të mos dublojnë funksionet.

Gjithashtu Berisha u shpreh Kryesia e PD miratoi propozimet të cilat ishin në përputhje me Statutin.

“Kryesi e PD miratoi propozime të bëra në përputhje me Statutin nga Kryetari i saj për nënkryetar dhe Sekretar të Përgjithshëm të PD dhe sekretariatet e kësaj partie. Një nga kryetarët duhet të ishte pa diskutim nga zonjat, por u vendos që në kuvendin e parë që do të  mblidhet statuti do të caktojë që një të tretën e këtij forumi në nivelin më të lartë të jetë nga zonjat. Janë pasqyruar gjerësish në nivel sekretariatesh, siç e shihni dominojnë femra, shumë të kualifikuara, dominojnë prurje të reja në PD, por edhe drejtues me eksperiencë të saj. Statuti të përcaktojë /3 e këtij forumi dhe niveli më i lartë të jetë nga zonjat. Dominojnë gra dhe vajza shumë të kualifikuara. Unë sot jam këtu për këto që ju dëgjuat përse doni të klononi lajmin tim, sa e ndershme është kjo. . Majlinda Bregu është një figurë e respektuar nga PD por unë sot s’jam këtu para jush për këtë pjesë. Siç e shihni kemi pasur synim prurjet e reja dhe janë jo një por disa. Ne përpiqemi të mos dublikojmë funksionet. Të gjithë ata që mund të jenë këtu anëtar kryesie largohen nga Kryesia, nuk mbajnë postin edhe anëtar edhe Kryesi.”, tha Berisha.

Fjala  e plotë e Sali Berishës: 

Kryesia e Partisë Demokratike miratoi propozimet e bëra në përputhje me Statutin nga Kryetari i saj për n/kryetarin dhe Sekretarin e Përgjithshëm të PD-së dhe sekretariatet e kësaj partie.

Për n/kryetar të PD-së dy vende, u propozuan:

  1. Agron Shehaj
  2. Oerd Bylykbashi
  3. Belind Këlliçi
  4. Luçiano Boçi

Për Sekretar të Përgjithshëm:

  1. Flamur Noka
  2. Arben Ristani

Për Sekretar për Organizatat Partnere

Znj. Iliriana Kuçana

Megi Balliu

Sekretar për Transparencën, luftën kundër Korrupsionit dhe Rikthimin e Pronave

Lediana Mandia

Andi Pustina

 

Sekretar për të Drejtat e Njeriut

Elda Hoti

Bislim Ahmeti

Sekretar për Organizimin

Ervin Minarolli

Aurel Bylykbashi

 

Sekretar për Integrimin Europian

Edmond Spaho

Lediana Fratari

Sekretar për Marrëdhënie Publike

Jola Hysaj

Sara Bodo

Sekretar për të Përndjekurit Politikë

Lorenc Luka

Bedri Blloshmi

Sekretar për Emigracionin, Diasporën dhe Organizimin e PD jashtë vendit

Tritan Shehu

Indrit Hoxha

Sekretar për Ligje dhe Çështje Elektorale

Ivi Kaso

Çlirim Gjata

Sekretar për Pushtetin Vendor

Dasho Aliko

Ylli Asllani

Gjykatësi i Partisë

Endira Bushati

Adriana Kalaja

Anëtarët e tjera emrat e të cilëve nuk i kam  këtu, do të jenë anëtarë të Gjykatës.

Siç e shihni këto janë propozimet.

Ndërkophë, ajo që është jo pa keqardhje se njëri nga n/kryetarët duhej të ishte pa diskutim nga zonjat. Por u vendos që në Kuvendin e parë që do të thirret Statuti të përcaktojë 1/3 e këtij Forumi të nivelit më të lartë të jenë nga zonjat.

Janë pasqyruar gjerësisht siç e shihni në postet e sekretariateve dominojnë gra dhe vajza shumë të kualifikuara.

Dominojnë prurje të reja në Partinë Demokratike por edhe drejtues me eksperiencë të saj.

Pyetje: Z. Berisha, mqse ra fjala tek femrat në garë, përflitet emri i Majlinda Bregut si Presidente e Republikës…

Sali Berisha: Të lutem. Mundësisht më pyet për Partinë Demokratike. Mo0s më pyet për farsën elektorale presidenciale. Ajo është një figurë e respektuar pa diskutim e PD-së, tani është në fushën e politikës dhe diplomacisë, por unë sot jam këtu përpara jush për këto që dëgjuat.

Pse ju doni të klononi lajmin tim?

Pyetje: I keni propozuar deputetëve të Grupit Parlamentar për të garuar për pozicione. Flas këtu për deputetë që nuk kanë qenë pjesë e Komisionit të Rithemelimit.

Sali Berisha: Ka. Ka prej tyre që janë propozuar, ka që nuk janë propozuar.

Pyetje: Kanë pranuar?

Sali Berisha: Kjo vendoset me mirëkuptim por siç e shihni ka patur edhe një synim. Prurje të reja. Ka patur, jo një, por disa. Ka pasur qëllimet e veta kjo prurje. Ne përpiqemi që të mos duplikojmë funksionet. Psh të gjithë ata që mund të jenë këtu anëtarë kryesie, largohen nga Kryesia, nuk mbajnë postin edhe anëtar Kryesie, edhe Sekretar. Në tërësi, përpiqemi të bëjmë një shpërndarje sa më të gjerë dhe besoj se ju do e shihni listën dhe është një shpërndarje shumë e mirë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb