“Nuk duhet të krijojmë një frymë fataliteti por një fryme ndërgjegjësimi. Ne mund t’ia dalim dhe do t’ia dalim”. Kështu deklaroi sot Presidenti i Republikës Ilir Meta në emisionin “Open” ndoshta duke iu referuar dhe deklaratave të kryeministrit Edi Rama.

Meta deklaroi se duhet të bëhen sa më shumë testime dhe për ata që rezultojnë pozitive të rritet niveli i gjurmueshmërisë.

“Me rendësi është të mbrojmë murin e shoqërisë sonë që përballet në vijën e parë me këtë virus, që janë mjekët dhe infermierët. Kjo është kryesore dhe vendimtare. Së dyti të bëjmë sa më shumë testime dhe për të gjithë ata që rezultojnë pozitive të rrisim nivelin e gjurmueshmërisë së kontakteve të tyre. Nuk kemi asnjë arsye të jemi të kursyer për testimet. Vendimtare në këtë betejë është mbështetja për mjekët, për infermierët, për sanitaret dhe personelin mbështetës. Dhe paketa e qeverisë synon në radhë të parë të shtojë fondet për shëndetësinë”, deklaroi Meta.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb