Presioni disaditor i protestës së studentëve ka reflektuar te kryeministri.Që batutat janë pika e fortë e tij, Rama e tregoi edhe në 1 orë e 45 minutat transmetimi direkt të komunikimit të tij me studentet protestues.

Merakun më të madh e kishte me opozitën dhe vecanërisht me Monika Kryemadhin, kryetaren e LSI-së.

E kur flet për koka të mëdha, ai nuk ngurron të thumbojë edhe Taulant Mukën, të riun që pasi zbuloi plagjaturën e ish-zv/ministrit të Arsimit, u emërua nga vetë Rama si numrin dy të Ministrisë së Arsimti për reformat.

E pasi flet për kokat e mëdha, me një modesti që s’ia kishim njohur më parë, flet për veten.

Por për një moment del nga tema e ditës. Reagon edhe ndaj skandalit të firmës mashtruese, që fitoi 18 milionë dollarë për ndërtimin e lotit të parë të Unazës së Madhe.

I vetëdijshëm për situatën e vështirë të krijuar në arsim ai pranon se edhe qeveria që drejton ka përgjegjësi. E këtë radhë thotë se jo gjithnjë faji është i Saliut.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb