NGA ARTAN FUGA*

Problem nuk është detyrimi për të dhënë kuponin tatimor. Pa dyshim që duhet, biznes i madh i vogël qoftë. Andej rjedhin trafiqet e parave.

Problem është se ka biznese që nuk blejnë dot kasa, pra duhet dhënë me qira ose shitur me këste afatgjata. Problem është se rregullarizimi i prurjeve dhe daljeve monetare zbardh paranë e paligjshme dhe këto biznese pa këto marifete kthehen të gjitha të falimentuara sepse shumica zbardhin parà ose janë fallco në raport me ligjin. Pra ose të paligjshme ose të falimentuara, kjo është drama. Pra, duhet studiuar se cilat biznese mbahen dhe cilat jo. E treta se rrjedhja te të vegjlit është ku e ku në krahasim me ata peshkaqenët e mëdhenj që nuk ka kasë që i kap dhe veprojnë ditën për diell. Dhe së fundit, se masa popullore nuk i beson rregullit dhe drejtësisë, meqë ndjen se në këtë shoqëri nuk ka drejtësi në raportin të drejta – detyra.

Detyrimet janë për hallexhinjtë, kurse të drejtat pa detyrime janë për të fortit, politikanët, të pasurit. Hidhuni një sy nga jashtë veturave, vilave, sjelljes konsumatore të tyre, bizneseve dhe do të shikoni se përse reagon populli.

Por, kasa dhe kuponi në vetvete janë baza e një shoqërie ekonomikisht të shëndosë nga pikëpamja ligjore, përndryshe dukemi si popull pylltar, sepse edhe në Mesjetë, ku të linte Mbreti pa t’i numuruar të gjitha ato që harxhoje dhe ato që fitoje.

Problem nuk është kasa por kasaveti.

(Shenim: Artikulli i marre nga profili ne facebook te Artan Fuga, titulli nga redaksia)

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: