Një aeroport së shpejti do t’u ofrojë udhëtarëve të lodhur mundësinë për të bërë një gjumë të rehatshëm në sajë të një sallë pritjeje të plotë me “ kuti gjumi”.

Sleepbox Nap Lounge është vendosur të hapet në Aeroportin Ndërkombëtar të Washington Dulles në janar, ku secila dhomë ka WiFi, bluetooth, ndriçim në bazë të humorit dhe një dyshek.

Çmimet për shërbimin vijojnë nga 25 dollarë për një orë deri në 120 dollarë për 12 orë.

6983018 6458255 Image A 22 1543917191858
6983018 6458255 Image A 22 1543917191858

Bashkëthemeluesi i tij Peter Chambers tha: ‘Përvoja jonë e përsosur siguron një oazë lehtësie dhe thjeshtësie gjatë një udhëtimi të lodhshëm.

“Nëse një udhëtar dëshiron të kërcejë, të punojë , “kutitë tona” të sigurta, të izoluara nga zhurma dhe me dhunti të shumta, sigurojnë oazë të përsosur të qetësisë”.

Përveç sallë së pritjes në aeroportin Dulles, firma po punon gjithashtu me aeroportet e tjera ndërkombëtare dhe është vendosur të hapë një mikro-hotel anësor në Boston vitin e ardhshëm.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: