Gazetari Alfred Lela deklaroi se Franca nuk ishte i vetmi vend skeptik për çeljen e negociatave të Shqipërisë me BE, duke votuar kështu kundër. I ftuar në ‘Real Story’ në “News24” Lela tha se presidenti francez Emannuele Macron u diabolizua për qëndrimin e tij, ndërsa shtoi se Shqipëria u vendos në rrethin e kuq edhe nga shtete të tjera si Holanda, apo dhe 9 kushtet e vendosura nga Gjermania.

Mes të tjerash ai theksoi se maxhoranca duhet të marrë përgjegjësitë e veta në lidhje me dështimin e negociatave.

“Fakti që Maqedonia e Veriut u pengua, tregon se ka një përmasë të konjukturë ndërkombëtare. Por e kundërta e bën rastin të dyshimtë. Në kuptimin që Shqipëria nuk mund të lihej vetëm. Pas ‘JO’ Maqedonia e Veriut bëri dhe një hap më europian. Franca u bë tema më e madhe dhe lëshoi hije të errët në mes të ‘Jo’-së. Por mos të harrojmë Holandën, me idenë e heqjes së vizave. Kemi Holandën që ishte skeptike dhe 9 kushtet e Gjermanisë nuk i harrojmë dot. Rrethimi nuk është vetëm i Francës, por ka dhe ca vende të tjera që e bëjnë Shqipërinë të skuqet. Vet maxhoranca duhet të marrë përgjegjësinë me të madhe. Mos të ndiqet vetëm Franca me atë që i ka ndodhur Shqipërisë. Macron është diabolizuar. Qarqet që trumbetojnë narrativen e majtë e kanë veshur atë me ca gjëra që si takojnë. Ne do ishim në të gjitha të drejtat e gjuhës dhe mendjes për t’u zemëruar me një lider ekstremist e populist”, tha Lela.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb