Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta këtë të shtunë ka shkuar në Pukë, ku shfaqet në një takim me disa të rinj.

Meta shprehet optimist, teksa pohon se me ndryshimin Puka do të kthehet si Zvicra.

“Përshëndetje, jo nga Zvicra, por nga Puka. ME Donin, Demirin, Anisën, Endriti, këta të rinj të mrekullueshëm. Vetëm ndryshimi do ta bëjë Pukën, të zhvilluar sa Zvicra, me të rinjtë dhe të rejat e saj”, dëgjohet teksa flet Meta në videomesazhin e tij.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb