Arbana dhe Eduardi kanë marrë qindra dhurata nga njerëzit e tyre më të afërt, për t’i uruar mirëseardhjen në këtë botë të voglit Diell. Por sot moderatorja ka zbuluar dhuratën që ka marrë nga dy miq të saj të mirë, Ermal Mamaqi dhe Amarda Toska.

Sapo janë kthyer në shtëpi pas një shtëtitje familjare, Arbana dhe Eduarti kanë gjetur një buqetë me luledielli shoqëruar me një pusullë shumë të veçantë.

“Dielli që solli veç diell këto ditë! Arbana dhe Eduart t’ju rrojë engjëlli juaj dhe paçi vetëm ditë të bukura në jetën tuaj! Jo pa qëllim lulet t’i dërgova me vonesë, sepse e dija që nuk do kishit vend në shtëpi nga buqetat e shumta… miqësisht Ami dhe Ermali!”, shkruhet në një kartolinë.

  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: