TIRANË

Deputetja e PDIU Mesila Doda ka dalë kundër draftit të Enkelejd Alibeaj dhe thotë seaskush nuk mund të paragjykojë e të përjashtojë politikën nga Presidenca. Doda shkruan se Kushtetuta shprehet qartë që Presidenti si kreu i shtetit dhe përfaqësuesi i unitetit të popullit duhet të marrë mbështetjen e shumicës së cilësuar dhe është e detyrueshme të kërkohet konsensusi në parlament.

Ajo deklaron se nëse ka një post për exellencë, ku nevojitet një person politik është ai i presidentit.

POSTIMI I PLOTË
U njoha nga mediat mbi draftin e përgatitur nga z. Alibeaj e besoj që në draft ka koncepte që i bashkëndajmë.

Së pari, Kushtetuta shprehet qartë që Presidenti si kreu i shtetit dhe përfaqësuesi i unitetit të popullit duhet të marrë mbështetjen e shumicës së cilësuar dhe është e detyrueshme të kërkohet konsensusi në parlament. Së cilat janë formulat e përzgjedhjes mund të diskutohet po është e rëndësishme të theksojmë se konsensusi është i detyrueshëm nga Kushtetuta e jo një opsion për maxhorancën. Përndryshe do kishim vetëm një president si zgjidhje e krizës parlamentare, por jo përfaqësues i unitetit të popullit.

Së dyti, dhe kjo është po ashtu shumë e rëndësishme, nuk e kuptoj se përse kemi tendencën që të përjashtojmë politikën nga presidenca… nëse ka një post për exellencë, ku nevojitet një person politik është ai i presidentit. Askush nuk mund të paragjykojë e të përjashtojë politikën nga Presidenca. Ka midis nesh, nga e majta dhe e djathta, shumë personalitete që e përmbushin përfaqësimin më të gjerë se forcat e tyre politike. Duhet të respektojmë profesionin tonë dhe të pranojmë që ka mes nesh personalitete që meritojnë besim dhe respekt, prerogativa të cilat posti i Presidentit i ka të detyrueshme.

Mbetem e mendimit për një president që vjen nga politika dhe është i pranueshëm për të gjitha palët.

Mesila Doda 1
Mesila Doda 1

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb