Aktori Neritan Liçaj i është bashkuar protestës tek Teatri Kombëtar në një gjendje jo të mirë shëndetësore.
Liçaj tha për mediat se nuk është në gjendje të flasë dhe nuk do që të flasë sot.

Madje ai nuk ka asnjë informacion se çfarë po ndodh me kolegët e tij në komisariatet e Policisë ku është shoqëruar.
E pranishme në protestë është një doktoreshë e cila do vizitojë aktorin Neritan Liçajn.

Neritan Liçaj u shoqërua sot gjatë orëve të para të mëngjesit kur filloi dhe shembja e Teatrit Kombëtar.

”Jo sot, nuk jam mirë, më ndjeni. Nuk jam mirë. çuna, artistët jo. Nuk e di. Mos ma merrni për keq por nuk mundem.
Do kemi raste të flasim, të qetësohem, Ma falni. S’kam fuqi të flas. ”- tha Liçaj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb