TIRANE

Pas përfundimit të spektaklit të “Big Brother VIP”, duket se thuajse të gjithë banorët janë përfshirë në një debat të ashpër. E tema kryesore e atij debati ishte balerini i njohur, Ilir Shaqiri, dhe strategjitë që ai po ndjek në lojë.

Sipas Einxhelit, njerëzit mbase po e pëlqejnë lojën e tij, po tregohet i zgjuar. Nga ana tjetër, Arjola ishte ajo më e sulmuara gjatë kësaj bisede, teksa u akuzua nga banorët si partnere dhe mbështetëse e Ilirit.

Ndërsa Donaldi ishte ai i cili i nervozuar dhe i revoltuar iu drejtua Arjolës me këto fjalë: “Dihet loja e tij, ai është hijena që synon të kapi luanin në momentin e tij më të dobët. Për mua ky ishte moment i dobët sepse jo të gjithë mund ta bënin atë që bëra unë”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb