Trajneri i ri i Juventusit është ende një enigmë por Andrea Agnelli po kërkon me çdo kusht të arrij tek opsioni më i vështirë, Pep Guardiola. Tekniku katalunjas është një ëndërr e madhe e presidentit të “Zonjës së Vjetër”, dëshira për ta transferuar në Torino është shumë e madhe. Operacioni është i vështirë për të mos thënë i pamundur por në tre muajt e fundit, Agnelli ka në mendjen e tij vetëm emrin e Pep Guardiolës.

Pep Guardiola
Pep Guardiola

Për të arritur te një nga trajnerët më të mirë në botë, për të mos thënë më i miri, Agnelli është i gatshëm të bëj një çmenduri ekonomike, 23 milion euro në sezon dhe një kontratë 4 –vjeçare. Pep ndodhet në Milano në Palazzo Parigi, hotel që është kthyer në kantier punë nga Paratici dhe stafi i tij. Ky detaj ka bërë që tifozët e Juves por dhe vetë Agnelli të ëndërrojnë për goditjen e madhe.

Sarri Guardiola
Sarri Guardiola

Nëse dështon pista Guardiola, Paratici-Nedved kanë gati planin B, bëhet fjalë për trajnerin e Chelsea, Maurizio Sarri. Për momentin në shtëpinë e “Zonjës së Vjetër” kemi një ëndërr që quhet Pep Guardiola, një plan B që duhet Sarri dhe një opsion i tretë, në rast emergjence që quhet Simone Inzaghi, trajneri aktual i Lazios. Inzaghi dhe Lotito janë në prag divorci, vetëm një sinjal nga ana e Juves do të mjaftonte që Inzaghi të pranoj ofertën e kampionëve absolut të Italisë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb