Pak ditë më parë mediat gjermane flisnin për një largim të mundshëm të Robert Lewandowski nga Bayern Munich. Për herë të parë pas disa vitesh, fill pas kalimit të tij në Mynih, emri i sulmuesit polak lakohet sërish në tregun e transferimeve. Destinacioni i mundshëm nuk ndryshon as këtë herë pasi në skenë del sërish emri i Real Madrid. Ky lajm i bërë publik nga mediat gjermane gjen konfirmim edhe në Spanjë.

Leva
Leva

Sipas “AS”, presidenti Florentino Perez do tentojë të transferoj Levën në Madrid duke shfrytëzuar marrëdhënien shumë të mirë që ka me agjentin e tij, Zahavi. Ardhja e trajnerit të ri, Nagelsmann mund të sjell ndryshime në hierarkinë e Bayern Munich ku asnjë nuk e ka më vendin të sigurt.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb