Temperaturat janë ulur ndjeshëm në të gjithë territorin e vendit dhe në rajone të caktuara termometri ka shkuar në minus 17 gradë celsius.

Duket se këtë mëngjes të marteje, i ftohti ka “mbërthyer” qytetin e Pogradecit. Si pasojë e të ftohtit atje janë formuar akuj.

Ky detaj, nuk i ka shpëtuar Presidentit të Republikës, Ilir Meta i cili ka publikuar në rrjete sociale foto me të vërtetë fantastike nga akujt në liqenin e Pogradecit.

“Jo vetëm akull, por edhe Transparencë”, shkruan kreu i shtetit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: