PSG nuk e ka pritur mirë eliminimin në Champions. Në një kohë kur Reali festonte për tripletën e Benzema, në dhomat e zhveshjes të PSG situata ishte shumë e tensionuar dhe shumë kaotike, ky Neymar u përplas me Donnarumma, madje shkuan deri aty sa u kapën me duar, u desh ndërhyrja e shokëve të skuadrës për të shmangur sherrin.

Sherri mes Donnarumma dhe Neymar erdhi pasi dy lojtarët ishin përgjegjës për dy momente kyçe të takimit, fillimisht Donnarumma me atë gafë në golin e barazimit ndërsa Neymar për një top të humbur çka solli golin e dytë të Real Madrid.

Jo vetëm dy lojtarët, nuk ishte aspak i qetë as presidenti Al-Khelaifi, i cili u kap me gjyqtarët pasi në këndvështrimin e tij, Benzema shkaktoi faull ndaj Donnarumma.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: