Te Juventus nuk ka qetësi, kjo ishte e pritshme pas rezultateve shumë negative periudhën e fundit. Ambienti bardhezi është gati të shpërthejë pas humbjes së fundit në Champions kundër Maccabi, pjesa më e madhe e opinionit kërkoi shkarkimit e Allegbrit, por presidenti Agenlli nxitoi për ta konfirmuar ndërsa vetë trajneri e mori me qetësi, aq që ka ndërmend të jap dorëheqjen. Atmosfera bëhet edhe më e vështirë pasi kalendari i rezervon derbin përballë Torinos.

Sipas La Gazzetta dello Sport, ndryshe nga se mendohej, Allegri nuk i ka të gjithë lojtarët nga pas, vendimi i trajnerit për t’i grumbulluar pas humbjes në Izrael nuk është pritur mirë, në të njëjtën kohë lojtarët ankohen se Allegri flet pak me ta, nuk i jep indice të qarta duke sjell konfuzion mes repartesh. Në situata të tilla dalin në pah edhe probleme të tjera, si faza përgatitore e zhvilluar në verë, e konsideruar nga pjesa më e madhe e lojtarët si e vjetër në metodologji dhe shumë e lodhshme.

E përditshmja tjetër Corriere dello Sport, shkruan se jo vetëm Allegri, thuajse e gjithë struktura e klubit është në dyshim. Në korrik të 2023, familja Angelli do të festojë 100 vjetrin e pronësisë së tyre te Juventus, por John Elkann duket i lodhur nga mënyra se si po menaxhohet klubi, vetëm në vitin e fundit humbën mbi 200 mln euro. Sipas Corriere dello Sport, edhe vetë Andrea Agnelli është në dyshim, në fund ai që do të vendos do të jetë John Elkann.
(BalkanWeb)