Jehona e Armando Brojës ka filluar të ndihet fuqishëm jo vetëm në Angli, fama e tij ka përfunduar në Serie A ku për kohësh flitet për një interesim nga disa prej klubeve më të mëdha. Nuk është një sekret që Napoli po e monitoron prej kohësh teksa shohin tek “bomberi” kuqezi zëvendësuesin ideal të Victor Osimhen.

Mandi
Mandi

Në një moment, u fol edhe për një interesim nga ana e Milan, por së fundmi sipas mediave angleze dhe italiane, në garë për të siguruar shërbimet e Brojës është futur edhe Inter. Zikaltërit e shohin si një opsion të rëndësishëm në rast se nuk arrijnë të rikthejnë Romelu Lukakun në Milano. Broja shihet gjithashtu edhe si një pasues i Edin Dzeko.

Brojaa
Brojaa

Kjo pritet të jetë një verë e nxehtë për futbollin shqiptar pasi interesimi për të është shumë i madh edhe në Premier League ku kërkohet nga klube si Arsenal, Everton, Newcastle, West Ham etj. Mbetet për tu parë se çfarë vendimi do të marrë Chelsea, skuadër që ka në pronësi kartonin e tij.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb