Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, sqaron deklaratën e bërë mëngjesin e sotëm lidhur me kandidatët e partive politike për zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit.

Ambasadorja Kim shkruan në “Twitter” se Shtetet e Bashkuara kanë shpallur “non grata” katër persona në Shqipëri.

“Kujtesë: Shtetet e Bashkuara kanë përcaktuar publikisht katër persona në Shqipëri “non grata”, sipas Nenit 7031(c)”, shkruan ambasadorja Kim.

Kujtojmë se të shpallur publikisht “non grata” nga SHBA janë: Sali Berisha, Tom Doshi, Vangjush Dako dhe Ardiatik Llalla.

Mëngjesin e sotëm, ambasadorja Kim shkruante në “Twitter” se “Pyetje për kandidatët: Nëse sponsori juaj kryesor është dikush i caktuar nga SHBA për korrupsion domethënës, çfarë saktësisht po u premtoni votuesve? Kush do t’ju drejtojë nëse fitoni dhe çfarë do t’i detyroheni atyre? Çfarë duhet të presin shqiptarët? Çfarë duhet të presin SHBA?”

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb