Inter dëshiron të ec përpara me këtë projekt që me sa duket po rezulton efikas dhe fitues. Zikaltërit lëvizën mirë në merkaton e janarit duke afruar lojtarë si Gosens dhe Caicedo, ndërsa në të njëjtën kohë vijojnë punën për të blinduar disa nga titullarët më të rëndësishëm.

Pas Brozovic, gjë gjithçka është mbyllur kohë më parë, drejtuesit ziklatër janë të bindur se të njëjtën gjë do të bëjnë edhe më dy titullar të tjerë, Handanovic dhe Perisic.

Për mesfushorin korat kanë gati një kontratë 2-vjeçare me opsion rinovimi edhe për një tjetër vit dhe 3,5 milionë euro në sezon.

Për Handanovic flitet për një kontratë 1 vjeçare me opsion rinovimi edhe për një tjetër vit dhe 3,2 milionë euro në sezon.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb