Më shumë se 4300 njerëz kanë vdekur nga sëmundja vdekjeprurëse e “kërpudhave të zeza” në Indi, në një epidemi në rritje që prek kryesisht pacientët me COVID-19.

Sipas BBC, India ka raportuar më shumë se 45 mijë raste të këtj infeksioni të rrallë dhe të rrezikshëm, të quajtur mukormikozë, ka thënë ministri i Shëndetësisë, Mansukh Mandaviya.

Sëmundja ndikon në hundë, sy dhe ndonjëherë në tru, dhe zakonisht godet 12-18 ditë pas shërimit nga COVID-19.

Gati gjysma e atyre të infektuar janë ende duke marrë trajtime. Mjekët thonë se sëmundja ka një lidhje me steroidet e përdorura për të trajtuar coronavirusin, dhe diabetikët janë më të rrezikuar.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb